Jack Wilshere mund t’i bashkohet Newcastles gjatë këtij muaji
Aventura e Jack Wilshere në Arsenal pritet të përfundoj shumë shpejt. Mesfushori anglez u la jashtë skuadrës nga Arsewn Wenger në ndeshjen ndaj Leicester Cityt (4:3).
Sipas tabloidit britanik, The Sun, shkruan se Wilshere kërkohet nga trajneri i Newcastle United, Rafa Benitez, përcjell Express.
Por, përveç Newcastles, interesim për Wilshere ka shfaqur edhe skuadra italiane, Sampdoria. Wilshere në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bournemouth. /Express/