Sport

Wenger takoi Mbappen (Foto)

Arsen Wenger e ka marrë seriozisht transferimin e Kylian Mbappes në Arsenal
Sipas France Football, Arsen Wenger dhe ylli i ri i Monacos janë takuar më 14 qershor në Paris, përcjell Express.

Strategu francez është munduar që ta bindë Mbappen që të transferohet në Arsenal gjatë kësaj vere, përcjell Express.

Ai i ka thënë Mbappes se Arsenali do të ishte zgjedhja më e mire për ta ndërtuar karrierën. Po ashtu, Wenger i ka bërë thirrje 18-vjeçarit të ndjek gjurmët e legjendës franceze Thierry Henry.

Thuhet se takimi mes Mbappes dhe Wengerit ka zgjatur tri orë. Përveç Arsealit, interesim për yllin e ri të Francës ka shfaqur edhe PSG e Real Madrid. /Express/