Arsene Wenger do të takohet me Alexis Sanchez dhe Hector Bellerin brenda kësaj jave
Sipas tabloidit britanik, The Sun, strategu francez gjatë këtij takimi do të mundohet që të bindë Alexis Sanchezin dhe Hector Bellerin që mos të largohen nga Arsenali.
Alexis duket i vendosur për t’u bashkuar me Manchester City gjatë kësaj vere, pavarësisht se Wenger ka thënë se nuk do t’i shes lojtarë rivalëve të Premierligës, përcjell Express.
Kurse, Bellerin ka qenë prej kohësh i lidhur me një rikthim në klubin e fëmijërisë, Barcelonë. Por, sikurse Sanchezit, Wengeri do t’i bëjë me dije edhe spanjollit që nuk do të largohet nga Londra.
Wenger synon që të dy lojtarët t’i ketë pjesë e ekipit për sezonin e ri. /Express/