Arsenali e nis rrugëtimin në Ligën e Kampionëve përballë kampionëve të Paris Saint-Germain.
Trajneri i ‘Topçinjve’, Arsene Wegner beson që skuadra e tij është e gatshme për të bërë hapin e madh në Ligën e Kampionëve.
Arsenali nuk ka arritur të kalojë fazën e 16 më të mirëve në gjashtë vitet e fundit, derisa finalja e vitit 2006, ishte suksesi më i madh i londinezëve në këtë kompeticion, transmeton KosovaPress.
Mirëpo Wenger është i bindur se këtë vit ka një skuadër të fortë e cila mund të synojë edhe trofeun më të çmuar evropian.
“Jam mësuar të luaj me një skuadër të re në moshë ndër vite, ndërsa tani besoj se kam lojtarët e duhur”.
“Me këtë fund të futbollistëve të cilët kanë të gjitha karakteristikat e nevojshme për të garuar në Ligën e Kampionëve, ne mund të shkojmë larg, e madje ta fitojmë atë”.
“Ky klub ka të ardhme të ndritur dhe për këtë jam krenar”, ka theksuar trajneri francez.