Drejtuesit e Paris Saint-Germain kanë një planë të çmendur për afatin kalimtar të verës
Sipas tabloidit britanik, The Guardian, drejtuesit e Paris Saint-Germain po mendojnë që gjatë verës të bëjnë një goditje të madhe.
Ekipi nga Parisi po synon që të sjell në “Parc des Princes” Arsen Wengerin së bashku me dy yjet e Arsenalit, Alexis Sanchez, Mesut Ozil, përcjell Express.
Wenger pritet të largohet nga Emirates në fund të sezonit pas dështimit në Premierligë, derisa Sanchez e Ozil janë në prag të ‘shkarëzimit’ me Arsenalin, pasi deri më tani nuk kanë pranuar t’i vazhdojnë kontratat.
Pritet të shihet gjatë verës se a do të arrij sheiku, Nasser Al-Khelaifi t’i lë gojëhapur të gjitha klubet e Evropës /Express/
