Sport

Wenger kishte refuzuar skuadrën e njohur angleze në nëntor

Arsene Wenger kishte mundësinë të kthehej në menaxhim në muajin nëntor, por hodhi poshtë ofertën e ekipit të Fulham.

Fulham, që nga viti i ardhshëm do garojnë në Championship, përpara se të emëronin si trajner Claudio Ranierin, filluan kontaktet me Wenger.

Por francezi duket se e ka hedhur poshtë menjëherë mundësinë për ta marrë drejtimin e kësaj skuadre, përcjell lajmi.net.

Wenger udhëhoqi Arsenalin për 22 vite dhe asnjëherë nuk e ka menduar kthimin në Premier Ligë si kundërshtarë i ‘Topçinjëve’.

Aktualisht, ai po punon si analist në një televizion britanik. /Lajmi.net/