Arsene Wenger ka theksuar se mendimi i tij kryesor është triumfi në Europa League.
Arsene Wenger ka thënë se nuk brengoset për të ardhmen e tij në Arsenal.
Në një konferencë për media, menaxheri i “Gunners” ka theksuar se mendimi i tij kryesor është triumfi në Europa League.
“E ardhmja ime nuk është problem”, u shpreh Wenger, përcjell “lajmi.net”.
“Tani mendoj ta shndërroj një sezon dëshpërues në sukses”, theksoi ai.
Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinalen e Europa League ku do të takohet me Atletico Madridin. /Lajmi.net/