Arsene Wenger e ka konfirmuar se nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Monaco, Thomas Lemar, edhe pse ai e refuzoi Arsenal-in këtë merkato.
‘Topçinjtë’ kishin ofruar 92 milionë funta për francezin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por që 21 vjeçari e refuzoi kalimin në ‘Emirates’, raporton KosovaPress.
“Po, do të rikthehemi për Lemar”, ka pranuar Wenger, duke theksuar se ekipi i tij do të bëjë përsëri ofertë, posa të hapet afati i ardhshëm kalimtar i transferimeve. /KosovaPress/