Çdo ndryshim në qeverinë serbe nuk do të negociohet përmes medieve, është thënë për ‘Politika’ nga kabineti i kryeministres , Ana Brnabiq.
“Kryeministrja serbe me shumë kujdes dëgjon dhe ndjek komentet e publikut, por nuk do të marrë vendime nën presion”, është thënë në një deklaratë nga Zyra e Kryeministres Brnabiq.
Deklarimi është bërë pas publikimit të informacioneve jozyrtare në të cilat përmendeshin emrat e dy ministrave që mund të shkarkohen, Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin si dhe ai i Kulturës, Vladan Vukosavjleviq, transmeton Indeksonline.
Sipas këtyre raportimeve, Vukosavleviq nuk ka dhënë ndonjë përshtypje të mirë pas zgjedhjes dhe Vulin do të shkarkohet pas dyshimeve lidhur me blerjen e apartamentin.
Portali ‘KRIK’ ka raportuar se ministri Vulin nuk mund të provojë origjinën e parave, që kishte regjistruar si të ardhura dhe se ato që ka deklaruar nuk janë të mjaftueshme për të blerë një apartament të tillë.