Aktuale

Vulin: Formimi i Ushtrisë së Kosovës, i papranueshëm

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm, jo vetëm për shkak të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, por edhe për faktin se siç tha ai “vetëm forcat e KFOR-it përfaqësojnë një garantues sigurie për qytetarët e krahinës jugore”.

Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati mbrëmë me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petar Pavel, me ç`rast shtoi se serbët në Kosovë kanë besim në KFOR dhe e shohin atë si garantuesin e vetëm të sigurisë së tyre.Vulin njëkohësisht falënderoi Aleancën Veri-Atlantike për pjesëmarrjen dhe praninë e vazhdueshme në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

the authorE B