Aktuale

Vuçiq uron minatorët: Ndihma juaj ka ndikuar në rritjen e ekonomisë serbe

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka përgëzuar të gjithë minatorët me rastin e Ditës së tyre në Serbi.

Vuçiq ka thënë se ndihet krenar për ta dhe se është në detyrë të vazhdueshme që të gjithë minatorëve të ua mundësoi sigurinë dhe po ashtu edhe shpërblimin adekuat për mundin që ata e japin, njofton tanjug, transmeton Indeksonline.

Ai ka shkruar një urimë të veçantë për minatorët me rastin e kësaj dite:

‘’Unë ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta më 6 gusht, Dita e minatorëve serbe. I respektoj dhe e vlerësoj shumë të vështirë dhe me rrezik të lartë punën që ju bëni. Ndihma juaj dhe rreziqet që marrin na bënë që ekonomia serbe është duke përparuar çdo ditë. Serbia për këtë arsye është krenar për juve’’, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/

the authorE B