Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot pritet t’i drejtohet popullit të tij.Aleksandar Vuçiq sot pritet t’i drejtohet kombit të tij, ndërsa është paralajmëruar se do të flasë për Kosovën dhe hetimet në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Lajmi është bërë i ditur edhe në faqen e internetit të Presidentit të Serbisë, ku tema e Koosvës konsiderohet ndër më të rëndësishmet për interesin nacional të Serbisë.
Në Serbi Vuçiq e ka nisur një dialog të brendshëm për Kosovën vitin e kaluar, ndërsa pavarësisht që Kosova tashmë i ka bërë 10 vjet shtet, vazhdimisht ka folur për një kompromis që duhet të gjendet.