BEOGRAD – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Qeveria vendosi që “dekreti nga Prishtina për marrjen e pasurisë së Serbisë në Kosovë dhe Metohi të shpallet i pavlefshëm”.
Siç tha ai, kështu u veprua më parë në rastin e Trepçës.
Vuçiq-i u tha gazetarëve se Beogradi që nga fillimi i negociatave në Bruksel e kishte të qartë se “Prishtina do të ndërmarrë një veprim të tillë”, raporton Tanjug
Ai theksoi se përfaqësuesit e Prishtinës, gjithashtu, çdo herë kanë refuzuar që të flasin për pronën në kuadër të dialogut.
“Për këtë arsye, lëvizjen e Prishtinës, e cila nuk është asgjë tjetër pos plaçkitje e pronës së huaj, ne e konsiderojmë të pavlefshme”, tha Vuçiq-i./GazetaExpress/.