Aktuale

Vuçiq: Mustafa u paraqit në Samit si përfaqësues i shtetit

Është mirë që kryeministrat e qeverive në takimin e Samitit të Sarajevës të miratojnë edhe një deklaratë tjetër, tha kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, ai shtoi se ka frikë që pas Samitit menjëherë do të fillojnë grindjet dhe konfliktet.

Ai e tha këtë në një fjalim në samitin e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë dhe kërkoi nga mikpritësi që të mos i quajë shtete të të gjithë të pranishmit, sepse edhe ai nuk e bën, raporton Tanjug.

“Është në pyetje ndjenja e Serbisë, dhe këtë nuk po e them për shkak të fushatës”, tha Vuçiqi pasi Isa Mustafa u paraqit si përfaqësues i shtetit të Kosovës, edhe pse askund nuk shquheshin simbolet dhe flamuri i Kosovës.

Vuçiqi ka thënë se marrëdhëniet e tyre janë të mira në këto takime, sepse, siç vërejti më pas, aty flitet për ekonominë, por shtoi se, kur takimet e tilla përfundojnë, fillon tregimi vetëm për politikë apo “ne nuk flasim më fare”.

“Unë do të doja që perspektiva evropiane të jetë pak më e qartë”, ka thënë kryeministri serb, duke shtuar se Serbia dëshiron të shohë rajonin si një hapësirë të veçantë, edhe pse, vuri në dukje ai, disa të tjerë këtë nuk e duan. /GazetaExpress/.

the authorE B