Aktuale

Vuçiq konfirmon vazhdimin e bisedimeve: Të dielën takohem me Thaçin në Bruksel

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi sot se ai mori një ftesë për të vazhduar dialogun me Prishtinën.
Sipas tij, dialogu do të vazhdojë mes tij dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të dielën, shkruan Tanjug.

“Kam pasur një telefonatë zyrtare dhe delegacioni serb do të shkojë patjetër. Prej të premtes do të jemi prezent në Bruksel, për takime të ndryshme dhe të dielën, unë do të takohem me Hashim Thaçin”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve serbë.

the authorE B