Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se duan dialog serioz me shqiptarët, por se sipas tij shqiptarët duhet të dinë se serbët dëshirojnë që të ruajnë interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë.
Vuçiq ka thënë gjithashtu se koalicioni PDK-AAK-NISMA, apo siç e ka quajtur ai “koalicioni i luftës apo veteranëve”, e që ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e djeshme, sipas tij kërcënon hapur serbët dhe krijon shumë probleme, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.
Madje Vuçiq ka shtuar se koalicioni në fjalë ka kundrejt vetes një bllok të veçantë të përfaqësuesve politikë serbë, të cilët do të mbrojnë interesat e Serbisë./Indeksonline/