Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qytetarët serbë po bëjnë thirrje për një dialog të brendshëm me Kosovën në mënyrë që të shmanget barra për pasardhësit e vendit që ai drejton.
Në një intervistë për Blicin serb, Vuçiq ka thënë se është e nevojshme që të gjendet një përgjigje e përbashkët dhe e qëndrueshme që përjashton konfliktin si opsion mes dy shteteve.
“Është koha që si komb të ndalim ata që na rrinë mbi kokë dhe të përpiqemi të jemi realistë. Nuk i lejojmë vetëm që të humbasim ose që dikush të na marrë atë që na takon”, ka thënë Vuçiq.