Aktuale

Vuçiq: Fitorja ime e pastër si kristali

Serbian Prime Minister and presidential candidate Aleksandar Vucic celebrate his win at presidential election in his headquarters in Belgrade, Serbia, April 2, 2017. REUTERS/Antonio Bronic

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se fitorja e tij në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Serbi është e pastër si kristali.

“Jam shumë krenar që kemi marrë votat e 3 milionë e 35 mijë votuesve”, u shpreh Vuçiq përcjellë Tanjug.
Ai është zotuar se do të anëtarësojë vendin në Bashkimin Evropian si dhe ‘të forcojë marrëdhëniet me Rusinë’.

Vuçiq ka fituar mbi 55 % të votave duke shmangur kështu mundësinë për balotazh.

Procesi zgjedhor për presidencialet serbe është mbajtur edhe në territorin e Kosovës, në veri të vendit, në 4 qendra të votimit./KosovaPress/

the authorE B