Aktuale

Vritet një person në Deçan

Pak minuta pas orës 11:00, sot, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri në qytetin e Deçanit. Mësohet se bëhet fjalë për viktimën mashkull me inicialet, A.T. Për këtë vrasje është arrestuar i dyshuari kryesor me inicialet, Sh.G.

Zyrtari për informim në Policinë e Pejes, Driton Rugova e ka konfirmuar rastin për Gazetën Express.

“Rreth orës 11:10, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Deçan. Viktima është dërguar në Spital por sipas ekipit mjekësor i njejti ka ardhur pa shenja jete”, tha Rugova për Express.

Rugova shtoi se i dyshuari kryesor për këtë vrasje tashmë ndodhet në prangat e policisë.

the authorE B