Një anëtarë i misionit monitorues të OSBE-së në lindje të Ukrainës është vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi që makina me të cilën po udhëtonin ata shkeli në një minë në Luhansk.
I vrari është identifikuar si shtetas amerikan ndërsa e plagosura është një grua gjermane, raporton Reuters, përcjell Express.
Tri vite pasi që Moska e aneksoi rajonin e Krimesë, tensionet mes Ukrainës dhe separatistëve në pjesën lindore të vendit që kontrollohet nga Rusia mbeten të larta, ndërsa armëpushimi i vitit 2015 shkelet rregullisht.
Ushtria ukrainase ka thënë se incidenti ndodhi sot në morën 10:17 sipas kohës lokale afër fshatit të vogël Pryshyb, i cili kontrollohet nga separatistët pro-rusë./Express/