Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stamboll.
Aktori dhe moderator i njohur turk, Vatan Sasmaz, është vrarë nga e dashura e tij Filiz Aker, e cila pasi ka qëlluar aktorin 4 herë pas shpine me armë zjarri aktorin, ka vrarë edhe vetën.
Dyshohet se dyshja janë grindur më njëri-tjetrin, dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohet nga dhoma e hotelit ai është qëlluar pas shpinë.
Aktori 43-vjeç dhe ish-modelja duket se kanë pasur një romancë të fshehtë disa vjeçare.
Ndërsa kujtojmë se që nga vit 2015, Vatan është i martuar me aktoren Yasemin Adali.
Vatan njihet për disa interpretime në kinematografinë turke, ndërsa së fundi ai ka qenë moderator në një emision pranë televizionit shtetëror ‘TRT’./syri.net/