Të paktën 15 persona janë vrarë në një sulm me bombë në një treg të dendur në qytetin Quetta të Pakistanit, njoftojnë zyrtarët.
Shteti Islamik me bazë në Lindje të Mesme, i cili e ka një degë të luftëtarëve në Afganistan dhe Pakistan, e mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kamikazi me motoçikletë i kishte vrarë 17 ushtarë, transmeton Express.
Shpërthimi i fuqishëm goditi teksa një patrullë paramilitare takoi pranë, ka thënë ministri i Brendshëm i provincës Baluchistan, Sarfraz Bugati, duke shtuar se patrulla mund të ketë qenë caku i sulmit.
“sipas informatave që i kemi marrë deri më tani, 15 persona kanë vdekur, janë rënë martirë, dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur,” ka thënë Bugti.
Në qytet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe spitalet janë vënë në alarm./Express/