Rajon & Botë

Vrasje e tmerrshme në Danimarkë, trupi i gazetares gjendet pa kokë, duar dhe këmbë (Video)

Trupi i femrës pa kokë është gjetur në një gji afër Kopenhagës ku policia daneze e kërkonte gazetaren suedeze Kim Wall, zhdukjen e së cilës e kishte lajmëruar familja e saj.
Trupi pa kokë, këmbë dhe duar u zbulua vetëm disa orë pasi që ndërmarrësi danez Peter Madsen (46) i dyshuar për vrasjen e 30 vjeçares i kishte thënë policisë sa ajo kishte vdekur derisa ishte me ta në nëndetësen e tij.

Madsen (46) pohon se Wall kishte vdekur në mënyrë aksidentale dhe se pas kësaj ai e kishte lënë në det, duke ndërruar deklaratën e mëparshme se si ajo ishte gjallë kur kishte zbritur në Kopenhagë. Trupin e kishte vërejtur një çiklist i cili kishte kaluar nëpër gjirin Koge, pikërisht në vendin ku kishte thënë Maden se e kishte “lëshuar” trupin e gazetares së vdekur.

the authorE B