Esat Llugaliu nuk ka mundur t`u bashkohej dy vëllezërve, Sadat e Fejard Llugaliu, të premten, në gjykimin që po zhvillohej kundër tyre për vrasje të rëndë.
Prej shkurtit të vitit të kaluar ai ka mbetur i palëvizshëm dhe vazhdon të trajtohet në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.
Për afro një vit as policia e as prokuroria në aktakuzë nuk ka sqaruar saktësisht se nga kush ka mbetur i plagosur me armë.
Tre vëllezërit Llugaliu nga fshati Surkish i Komunës së Podujevës po përballen me drejtësinë, për shkak se vitin e kaluar dyshohet se në bashkëkryerje e kanë vrarë Fahri Bunjakun. I ndjeri ka qenë banor i Sollobajës, po ashtu fshat në Komunën e Podujevës.
Mosmarrëveshjet rreth tregtisë me lopë në mes këtyre dy familjeve, sipas prokurorisë, kanë shkaktuar këtë vrasje dhe plagosjen e të akuzuarit, Esatit