Demarkacioni ende mbetet tema kryesore aktuale në vend, kurse edhe gjysmë ore pritet që të fillojë seanca e paralajmëruar për votimin e kësaj marrëveshje.
Përderisa ratifikimin e kësaj marrëveshje në mes të Kosovës dhe Malit të Zi disa (falë deklarimit të ndërkombëtarëve) po e shohin si mundësi për liberalizimin më të shpejtë të vizave, disa po e shohin si ‘falje territori dhe thirrje për gjakderdhje’.
Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes nga VV, Albulena Haxhiu, ka thënë që “Këmbëngulja për falje territori është thirrje për gjakderdhje”.
Krasniqi dhe Haxhiu në ndarjen e fundit në Vetëvendosje janë rreshtuar në përkrahje të kryetarit Albin Kurti.
Kujtojmë që seanca e sotme është thirrur pasi seanca e paraparë për dje dështoi pas disa orësh pritje.