Ka dy arsye kryesore pse njerëzit hezitojnë gjithmonë të blejnë makina tërësisht elektrike: nevoja për ta karikuar shpesh dhe çmimi i lartë krahasuar me modelet e furnizuara me lënde të djegshme.
Duke marrë parasysh këto Volkswagen ka ndërtuar një makinë të re elektrike e cila mund të udhëtojë deri në 500 km me një cikël karikimi.
Matthias Müller, CEO i VW thotë se planet janë që ajo të mund të karikohet për 15 minuta tërësisht dhe të kushtojë më pak se modelet e makinave me karburant. Ai nuk dha një datë të saktë të lançimit të saj por mendohet të dalë në vitin 2025.
Gjatësia e udhëtimit si dhe koha e nevojshme për karikim, janë të dy problemet më të zakonshme që hasen në makinat elektrike. Kohëzgjatja e udhëtimit është e lidhur me fuqinë e baterisë. Sa më e fuqishme ajo, aq më e gjatë koha dhe aq më shumë kohë do t’i duhet për t’u karikuar, pra është e pamundur t’i kesh të dyja njëkohësisht.
Volkswagen tha se projekti i plotë përfshinte ndërtimin e: një veture dyvendëshe, një minibusi dhe një veture të madhe luksoze. /Indeksonline.net/