“Volkswagen” është duke vuajtur ende pasojat e skandalit me emetimin e gazrave, por veturat që ata prodhojnë janë vetëm një kontribuues në procesin e ndotjes në këtë proces.
Në një njoftim nga “Volkswagen” thuhet se kompania ka bërë marrëveshje për transportimin e veturave nga Evropa për në Amerikën e Veriut me dy anije të reja, motorët e të cilave fuqizohen me gaz natyral në formë të lëngshme, transmeton Express. Këto anije janë 200 metra të gjata dhe 36 metra të gjera.
Motorët janë prodhuar nga MAN, që është divizion i “Volkswagen”-it dhe prodhojnë 17,000kf. Rezervuari në këto anije zë mbi 3 milionë litra gaz natyral në gjendje të lëngshme.
Këto anije operohen nga “Siem Car Carriers AS” dhe secila prej këtyre anijeve mund të transportojë rreth 4,500 vetura. Është përllogaritur se transportimi i veturave me këto anije do të reduktojë me 25% emetimin e CO2, me 30% emetimin e NOx dhe do ta reduktojë pothuajse në zero emetimin e SOx.