Prodhuesi gjerman i automjeteve “Volkswagen” apo “vetura e popullit”, gjatë muajit shkurt do t’i zbulojë edhe katër modele të reja.
Modelet e reja të VW, Crossover A0, T-Roc, Tiguan AllSpace dhe ID Crozz EV, do të prezantohet në ngjarjen “Auto Expo 2020”, në Indi që mbahet nga data 7-12 shkurt.
Prodhuesi gjerman me seritë e reja është përkujdesur që të rivalizojë drejtpërdrejtë me Hyndai Creta dhe Kia Seltos, me A0.
Po ashtu, Volkwagen A0 është i bazuar në platformën MBA0 IN, si dhe do të ketë motor benzinë 1.5-litër TSI me kapacitet prej 130 kuajfuqi, ndërsa versioni dizel ka shumë pak gjasa të dalë në treg.