Kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka udhëtuar drejt Londrës, ku do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best”
Fadil Vokrri do të marr pjesë në ceremoninë “The Best”, ku do të ndahen çmimet për më të mirët e vitit 2017.
Lajmi është konfirmuar nga FFK, ku thuhet se Vokrri do të jetë në ceremonitë kryesore të ditës së sotme.
“Presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri ka udhëtuar për në Londër ku sonte do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards 2017”, e ku do të jenë të pranishëm presidentet e Federatave botërore të futbollit, yje të futbollit botëror dhe shumë personalitete nga jeta sportive, politike dhe shou bizit e muzikës. Manifestimet për këtë event të madh të FIFA-s nisin në 15.30 dhe vazhdojnë me programe në 19.00 dhe ceremonia kryesore fillon në 20.30, ku të gjithë presin me padurim për të mësuar më të mirët që do të shpallën nga FIFA”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Në këtë ceremoni do të shpallet lojtari më i mirë, lojtarja, trajneri, gola dhe portieri më i mirë. /Express/