Sport

Vogel: Xhaka ishte më mbresëlënës sesa Salah dhe Shaqiri

LONDON, ENGLAND - JULY 28: Granit Xhaka of Arsenal in action during the Emirates Cup match between Arsenal and Olympique Lyonnais at the Emirates Stadium on July 28, 2019 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Ish-trajneri i Baselit, Heiko Vogel ka plot lëvdata për Granit Xhakën.

Ish-trajneri i Baselit, Heiko Vogel, beson se Granit Xhaka ishte futbollisti më i mirë që ai e kishte parë në Basel, duke i kaluar Xherdan Shaqirin dhe Mohamed Salahun.

Xhaka ishte një nga shumë futbollistë që depërtuan nga skuadra e njohur zvicerane tek klubet e mëdha evropiane.

“Granit Xhaka ishte lojtar më mbresëlënës gjatë kohës time në Basel. Ju duhet ta dini kontekstin. Xherdan Shaqiri erdhi me pritshmëri të larta dhe ai menjëherë u integrua në skuadër dhe bëri punë të mrekullueshme”, tha Vogel për “Goal”., transmeton lajmi.net.

“Në vitin e parë në Kampionat, ne ishim jashtëzakonisht afër triumfit. Në xhiron finale, ne e kishim një ndeshje si mysafir kundër Young Boys, që ishte për titull”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli