Rajon & Botë

Vodhën më shumë se 10 milionë euro bizhuteri, dënohen më burg 3 hajdutët e Parisit

Një gjykatë franceze ka dënuar me deri 15 vjet burg tre hajdutë bizhuterish në Paris.

Në vjedhjen e parë, në vitin 2013, kriminelët plackitën miliona euro stoli në një nga argjendaritë me të famshme të Parisit.

Por një grabitje e dytë, më shumë se një vit më vonë, bëri bujë në mbarë vendin dhe përfundoi me një përleshje me policinë.

Prokurorët thanë se ngjashmëritë në dy bastisjet bënë që hetuesit të fajësonin dy autorët e vjedhjes së mëparshme.

Dominique Vilaca, i përfshirë në të dyja krimet, u dënua nga një gjykatë në Paris, me 15 vjet burg.

Ismaila Fofana, 26 vjeçe, e cila mori pjesë në vjedhjen e vitit 2014 dhe kushëriri i saj Youssouf Fofana, 25 vjeç, u burgosën me shtatë vjet.

Autorët kishin vjedhur argjendarinë e famshme ne vitin 2013, duke u larguar me bizhuteritë që arrinin deri në 3.78 milionë euro.

Megjithatë, në nëntor të vitit 2014, policia u përlesh me armë zjarri me tre grabitësit pasi ata ikën nga dyqani ‘Cartier’ me bizhuteri me vlerë më shumë se tetë milionë euro.

the authorE B