Arrestohen tre te rinj, pasi akuzohen se kanë vjedhur një biznes privat në Himarë. Policia njofton se pas kallëzimit të pronarit ka mundut të vërë ne pranga autorët.
Sipas policisë, ata akuzohen se më datë 03.08.2017, në një vend pranë Fushës së sportit, në një biznes privat me prodhime brumi, në pronësi të shtetasit Dh.L., duke marrë (vjedhur) disa pajisje në magazinën e biznesit.
Nga hetimet rezulton se demi i shkaktuar nga vjedhja është deri ne 6 milione leke.
Ata janë:
– Skënder H., 25 vjeç banues në Vlorë.
– Gjergji H., 20 vjeç, banues në Vlorë.
– Kiri A., 18 vjeç, banues në Vlorë.