Ajo mban emrin e qytetit të bukur të Vlorës.
Bëhet fjalë për Vlora Dumoshin, anëtaren e kryesisë së LDK-së e cila pikërisht sot në festën e 28 Nëntorit feston ditëlindjen, transmeton Gazeta Express.
Në ditën e saj më të rëndësishme, Vlora ka marrë urime të shuma nga familjarët, miqtë e kolegët e saj.
E një urim shumë të veçantë Vlora ka marrë edhe nga mikja e saj, ambasadorja Vlora Çitaku.
Vlora ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Vlorën e duke shkruar edhe urimin më të bukur.
Ambasadorja Çitaku i kishte uruar që ky vit ti jap miliona arsye për buzëqeshje.
‘E dashura Vlorë,
Pak kush më shumë se ti i jep peshë emrit që mbanë. Emrit amanet…
Të dhashtë ky vit miliona arsye për buzëqeshje!”, ishte ky urimi që i ka bërë Vlora Vlorës.