Alvaro Morata dhe Mauro Icardi, janë dy opsionet që mund ta zëvendësojnë Gonzalo Higuainin te Napoli
Ish sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, pritet që së shpejti të zyrtarizohet si futbollist i Juventusit. Napoli tashmë ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij, derisa tenton të bëjë shoping te Real Madridi.
Sipas asaj që raporton Goal.com, trajneri Maurizio Sarri pëlqen shumë sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Moratan dhe atë të Interit, Mauro Icardin.

Sarri ka kërkuar nga numri një i klubit të bëjë çdo gjë për ta sjell në San Paolo njërin prej tyre, nëse Higuain largohet përfundimisht e që kjo tashmë quhet punë e kryer nga mediat italiane.
Përveç Moratas e Icardit, mediat italiane e shkruajnë se edhe Carlos Bacca është njëri nga sulmuesit tjerë që mund të kalojnë në “San Paulo” për ta zëvendësuar “El Pipitan” me Napoli, që është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro dhe një lojtar, por Milani kërkon 30 milionë. /Express/
