Aktuale

Vjosa Osmani takime të shumta me kongresmen e senatorë amerikan

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të AmerikësAjo ka takuar kongresmen, dhe zyrtarë të lartë të shtetit, me të cilët sipas saj ajo ka ndarë përvojat e Kosovës dhe ka kërkuar mbështetje për Kosovën.

Deputetja e LDK-së ka takuar kongresmenin amerikan Elitot Engel me të cilin ka diskutuar me theks të veçantë për procesin e njohjeve të shtetësisë së Kosovës.

“Sot u prita nga Kongresmeni Eliot Engel, një ndër politikanët më mbështetës të Republikës së Kosovës dhe pavarësisë së saj. Biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë, procesin e njohjeve dhe punën që duhet të bëhet për të forcuar shtetësinë e Kosovës.” ka shkruar ajo

Osmani ka zhvilluar takim edhe me senatorin Chuck Grassley me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik mes Kosovës dhe shtetit të lowas.

“Sot u prita në Capitol Hill nga Senatori Chuck Grassley, Kryetar i Komisionit të Senatit për Gjyqësi. U diskutua bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë bashkëpunimi me shtetin e Iowas, shtet nga i cili vjen Senatori.”Osmani ka qenë edhe paneliste në konferencën Globale Parlamentare.

“Sot kisha kënaqësinë të jem paneliste në Konferencën Globale Parlamentare dhe të flasë para më shumë se 100 deputetëve nga 65 vende të botës. Diskutova për sfidat e rinisë së Kosovës në fusha si papunësia dhe arsimi si dhe hapat që duhet të ndërmerren për t’u ballafaquar me këto sfida.” Ka njoftuar ajo në facebook./GazetaBlic/

the authorE B