Aktuale

Vjosa Osmani ka një njoftim të rëndësishëm (Foto)

Diçka e pazakontë i ka ndodhur kandidates për deputete të LDK-së, Vjosa Osmani.

Dikush, në emër të saj ka hapur një faqe në Facebook dhe ka bërë thirrje për protestë para zyrës së LDK-së. transmeton Gazeta Express

Duke iu referuar Vjosës si kryetare e re e kësaj partie, protesta është paralajmëruar të ndodhë të shtunën…

Kjo gjë e ka irrituar keq femrën më të votuar të LDK-së.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vjosa Osmani ka sqaruar gjithçka, se kjo faqe është e rreme dhe se emri i saj po keqpërdoret aty.

Ky është statusi i plotë i Osmanit:

Njoftim

Nje faqe e paautorizuar eshte hapur nga keqperdorues me emrin “‘Vjosa Osmani ‘Kryetare e LDK'” e cila po bene thirrje per protesta para zyres se LDK-se. Ju njoftoj se kjo faqe as nuk mirembahet nga une dhe po e keqperdore emrin tim. Ju ftoj ta raportoni kete faqe per shkak te keqperdorimit te emrit tim dhe i ftoj anetaret e LDK-se qe mos te bien pre e keqperdorimeve te tilla. E vetmja faqe zyrtare ku postimet autorizohen nga une eshte kjo.

Ndërsa kjo është faqja për të cilën ajo ka reaguar:

the authorE B