Të dy janë këngëtarë shumë të njohur për publikun.
Me zërin e tyre të veçantë, kanë arritur të bëjnë mijëra fansa për vete, transmeton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për këngëtarin Sinan Vllasaliu dhe këngëtaren Vjollca Haxhiu.
Artistët e njohur përveç se janë koleg, njihen edhe për raportin e tyre miqësor. Këtë më së miri keni pasur mundësi ta vëreni përmes imazheve të shumta që publikojnë në rrjetet sociale e ku shihen së bashku në mbrëmje të shumta muzikore.
Së fundmi Vjollca ka publikuar një fotografi së bashku me Sinanin në llogarinë e saj në Instagram.
“Me Mbretin e këngës”, kishte shkruar Vjollca.
Por, Vjollca si duket ka raporte shumë të mira edhe me Teutën, bashkëshorten e Sinanit.
Teuta madje kishte komentuar në fotografinë ku Vjollca shihet së bashku me Sinanin.
“Me te miret,sa shume ju du”, kishte shkruar Teuta.