ShowBiz

Vjollca Buqaj në Amerikë për ta festuar diplomimin e djalit

Është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera që me vite të tëra i ka rezistuar kohës duke vazhduar të jetë aktuale me prodhime të reja muzikore.

Bëhet fjalë për këngëtaren simpatike, Vjollca Buqaj, e cila këto ditë ditë është “zhytur” në emocionet më të mira të jetës së saj.

Buqaj për Gazetën Express ka treguar se të mërkurën e 29 nëntorit do të udhëtojë për në Amerikë së bashku me bashkëshortin, që të jetë e pranishme në ceremoninë e diplomimit të studimeve pasuniversitare të djalit të saj Blendit.

“Blendi im, është shpallur njëri ndër katër studentët më të mirë në universitetin ku ka studiuar. E ky udhëtim për mua është me të vërtetë i veçantë, se qysh prej tash jam duke u ndier e emocionuar. Nuk ka më mirë për një prind sesa ta shohë fëmijën e tij në majat më të lakmueshme”, ka thënë Buqaj për Express.

Ndër të tjera, këngëtarja ka treguar se në Amerikë do të qëndrojë deri më 19 dhjetor.

Mirëpo, ani pse nuk do të jetë shumë e pranishme nëpër xhirime të Vitit të Ri për shkak të këtij udhëtimi, artistja e këngës popullore ka shfrytëzuar atë pak hapësirë të kohës për të mos i braktisur fansat e saj, duke realizuar një potpuri së bashku me Emine Hasimin dhe Miranda Hashanin.

Pas Vitit të Ri, Vjollca paralajmëron që do të vijë me një këngë tjetër. /GazetaExpress/

the authorE B