Në panairin e veturave në Gjenevë, do të prezantohet një prodhues i ri evropian i veturave. Dhe vjen me një hiper-automobil, transmeton Zeri.info. Corbellati Missile është vërtetë një raketë.
Image
Nën kapakun e motorit gjendet bisha 9.0 litërsh V8 me 1800 kuaj fuqi. Dhe nga Corbellati thonë se vetura arrin shpejtësinë mbi 500 km/h, çka do të thotë se këtë shpejtësi as për së afërmi nuk mund ta arrijnë dy veturat më të shpejta në botë, Hennessey Venom GT dhe Koenigsegg Agera RS.
Image
Corbellati është emër plotësisht i panjohur në auto-industri, ndërsa bëhet fjalë për një familje e cila me dekada merret me prodhimin e stolive./ZERI