Sport

Vjen reagimi i Barcës, përmbys rezultatin (Video)

Barcelona ka arritur ta barazojë rezultatin kundër Borussia Moenchengladbachut, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C dhe më pas të kalojë në epërsi.

Është dashur të zhvillohej minuta e 65-të që katalunasit ta gjenin rrjetin. Arda Turan arriti t’i shmangej mbrojtjes vendase për ta realizuar golin e barazimit.

Nuk kaluan shumë minuta dhe mysafirët kaluan në epërsi. Gerard Pique ishte realizues (74’).

Kujtojmë që Thorgan Hazard shënoi për vendasit në pjesën e parë.