Kryesuesi i seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka vendosur qe për të enjten të thërras vazhdimin e seancës e nisur javën e kaluar.
Për këtë vendim, Mikullovci nuk është konsultuar me partitë politike.
I kontaktuar, nga ‘Indeksonline’, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka thënë se nuk është mirë qe kryesuesi të ngutet dhe të caktoj seanca për sa kohë qe nuk ka pajtueshmëri të të gjitha grupeve parlamentare.
“Kryesuesi nuk është mirë me thirr seancën pa u konsultu më të gjitha grupet parlamentare”, ka thënë Selmanaj.
I pyetur, nëse deputetët e AAK-së do të marrin pjesë në këtë seancë, ai ka thënë se pasi të analizojnë do të vendosin, nëse do të marrin pjesë ose jo.
Ndryshe, në mbledhjen e premtes të shefave të Grupeve Parlamentare është vendosur qe të mërkuren të mbahet një tjetër mbledhje konsultative ku do të caktohej data për vazhdimin e seancës./Indeksonline/