Sport

Vjen konfirmimi, Pogba në Manchester United (Foto)

Berberi i Paul Pogbas e ka zbuluar se ylli Francës do të transferohet në Manchester Untied

Transferimi i Paul Pogbas nga Juventusi në Manchester United, si duket, është çështje kohe.

Berberi i francezit e ka zbuluar se ylli i Francës do të transferohet në Manchester Untied, përcjell Express.

“Është dashtë t’ia ndryshoj ngjyrën e flokëve Pogbas për ekipin e ri”, ka shkruar Berberi i Pogbas në Instagram, duke aluduar se francezi do të transferohet në Old Traffrod.

Por, këtë postë berberi e ka fshirë menjëherë pas postimit. Gjiganti nga Premierliga pritet t’i paguaj Juventusit 201 milion euro për Pogban.