ShowBiz

Vjehrri feston ditëlindjen, kështu e ka uruar Xhensila Myrtezaj “babin e Besit” (Foto)

Janë një nga çiftet më të njohura të showbizit shqiptar dhe së shpejti do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre.

Megjithatë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku nuk rreshtin kurrë së shprehuri dashurinë e tyre në rrjete sociale duke treguar se janë gjithnjë të pranishëm në jetën e njeri-tjetrit.

Ndonëse Besi nuk është shprehur apo uruar ende në atin për ditëlindjen e tij, ka qenë Xhensila, e cila përmes postimeve të saj në Instastories e ka bërë të ditur këtë fakt.

Ajo ka publikuar pjesë nga festa e tij e ditëlindjes, e pikërisht çastin ku ka fikur qirinjtë e tortës së veçantë të bërë për të. “Shefi edhe 100”,-shkrihej në tortë, ndërkohë që vetë këngëtarja kishte shkruar: “Babi i Besit edhe 100”.

Gjithashtu ajo ka publikuar foto me kunatën e saj të ardhshme, motrën e Besit, Anën dhe vajzën e saj të vogël. Xhensila dhe Ana janë shfaqur gjithnjë të afërta në daljet e tyre dhe gjithashtu janë shprehur mjaft të dashura për njëra-tjetrën në media.

Duket se tashmë Myrtezaj e ka marrë më së miri rolin e nuses së përkushtuar në familjen e aktorit të humorit, Bes Kallaku./Gazeta Express/

the authorE B