Që në fëmijëri ka filluar të merret me muzikë.
Ermal Fejzullahu tashmë është në mesin e zërave më të pëlqyer në estradën shqiptare, shkruan lajmi.net.
Muzikën e ka trashëgim nga babai, andaj me të filloi të merret qysh herët duke kënduar këngë për fëmijë deri kur arriti të këndonte edhe për të rritur.
Ermali është bërë nostalgjik me fotografinë e fundit, e cila është shkrepur në vitin 1997, atëherë kur këngëtari këndonte “Do të bëhem superstar”.
Kujtojmë që “Fshatarja ime” është projekti i fundit nga Ermali, këngë e përpunuar e Sabri Fejzullahut, të cilën e këndoi bashkë me Ledri Vulën.