Vin Diesel u mërzit shumë gjatë xhirimeve të ‘Fate of the Furious’ për mikun e tij të ndjerë Paul Walker.
Aktori 49 vjeçar – që luan Dominic Toreton në film – është ende duke e përjetuar keq vdekjen e mikun dhe bashkë-aktorit Paul Walker, i cili vdiq në një aksident me veturë më 2013.
Ai tregoi se si nuk mund të mos mërzitej përderisa po xhironte filmin pa të. Ai tha për USA Today: “Kurrë nuk kam bërë ndonjë skenë pa të. Dhe çdo herë që bëja ndonjë skenë, gjëja e parë që bëja ishte pyetja, ‘Në cilën skenë është Paul? Ku ulet Brian?’ Dhe kjo nuk ndodhte. Dhe thjeshtë mërzitesha shumë dhe duhej të largohesha nga aty për t’u përmbledhur”.
“Më pas e pashë Michelle Rodrigues duke qarë si unë dhe më pas ajo erdhi dhe më përqafoi”, tha ai.
‘Fate of the Furious’ është pjesa e re e filmit me shumë pjesë ‘Fast and the Furious’.