David Villa, sulmuesi i New York City, ka zbuluar të ardhmen e Lionel Messit
Ish sulmuesi i Barcelonës, David Villa ka një lajm të mirë për tifozët e ekipit nga Camp Nou. Anëtari i New York City beson se Lionel Messi do të nënshkruaj kontratë të re me kampionin e La Ligas.
Messi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018, derisa deri më tani nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e saj.
“Unë mendoj se Messi do të vazhdoj kontratën me Barcelonën, herët a vonë. Barcelona e do Messin dhe Messi do Barcelonën, ndonjë gjë tjetër ne nuk mund ta imagjinojmë.””, ka thënë Villa.