Një virus i ri “Android” ka prekur mbi 1 milion përdorues që kanë llogari në “Google” dhe që përllogaritet se po infekton rreth 13 mijë pajisje në ditë.
Ky virus, i pagëzuar me emrin “Goolian”, vjedh adresat e email-it dhe të dhënat e identifikimit që ruhen në pajisjet “Android”.
Lajmi u bë i ditur nga firma për sigurinë kibernetike, “Check Point”, e cila e zbuloi këtë virus.
Me informacione të tilla, hakerat mund të shtënë në dorë të dhëna delikate që mund të ndodhen në “Gmail”, “Google Photos”, “Google Docs”, “Google Play” dhe aplikacione të tjera të “Google”.
Ekspertët thonë se kjo vjedhje është alarmante dhe se në vetvete, tregon për stadin tjetër të sulmeve – kibernetike. Sipas tyre, hakerat po ndryshojnë strategjinë, duke sulmuar tashmë pajisjet telefonike për të përfituar informacione private.
Pajisjet infektohen kur një përdorues shkarkon një aplikacion të infektuar me “Goolian”, apo dhe duke klikuar një link në reklamat që shfaqen në aplikacione të ndryshme.
Për të kontrolluar nëse jeni infektuar nga ky virus, kompania “Check Point” ka vënë në dispozicion këtë faqje (kliko këtu) për të kontrolluar llogarinë tuaj.
Në rastin që jeni infektuar, ekspertët thonë se zgjidhja e vetme është instalimi i një sistemi të pastër operativ. /tvklan.al