Sport

Video e rrallë: Mbappe me fanellë të Milanit

Një video e vitit 2011 e një fëmije, i cili ka të veshur fanellën e Milanit, me emrin e brazilianit Robinho mbrapa.

Ai fëmijë tani është ndër lojtarët më të mirë në botë, Kylian Mbappe i Paris Saint-Germainit, shkruan Gazeta Express.

Ai shihet në këtë video duke luajtur me shokë në një fushë të tërë me pluhur.

Mirëpo ai tani është fitues i Kupës së Botës me Francën, dhe pretendon të bëhet lojtari më i mirë në botë. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli