Italiani mohoi spekulimet se kiliani Vidal mund të transferohet në Old Trafford, por la derën hapur për një tjetër lojtar i cili mund të kalojë tek Djajtë e Kuq.
Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti thotë se nuk ka absolutisht asnjë shpresë që Arturo Vidal të nënshkruajë me Manchester United këtë verë.
United është në kërkim të një mesfushori qendror, me Vidal si një nga lojtarët me të cilët është linçuar ditëve të fundit, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, skuadra e Mourinhos është duke e luftuar një betejë të humbur për yllin kilian, ka thënë ‘bosi’i i tij aktual.
I pyetur për interesimin e Djajve të Kuq rreth 30 vjeçarit dhe Renarto Sanches, ai tha: “Për Vidalin, nuk ka asnjë mënyrë. Ai është lojtari ynë dhe ne kemi shumë besim në të”.
“E di se ka thashetheme dhe jemi mësuar me to. Ai do të qëndrojë me ne 100% – Jam i bindur për këtë”, tha ai, shkruan Goal.
Por, Ancelotti nuk ishte i qartë për të ardhmen e Sanches.
“Në këtë moment, është duke u stërvitur me ne. Duhet të marrim një vendim. Mund të largohet, por ekziston mundësia që edhe të qëndrojë me ne”. /Gazeta Express/