Sport

Vidal letër emocionuese: Nuk largohem nga Kombëtarja

Arturo Vidal nuk do të largohet nga Kombëtarja e Kilit, pavarësisht se dështuan të kualifikohen për Kupën e Botës

Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal ka thënë se gjithnjë do t’i përgjigjet ftesës së Kilit, kur ai të jetë i gatshëm fizikisht.

Ai insiston se nuk ka përfunduar kjo gjeneratë e Kilit dhe insiston se ata do të kthehen më të fortë se asnjëherë tjetër.

“Është shumë e dhimbshme. Por, ky nuk është fundi, jo i kësaj gjenerate, jo i kësaj skuadra dhe jo i ëndrrave tona. Ne kemi shumë gjëra për çka të luftojmë, të mos dorëzohemi dhe shumë kënaqësia përpara”, shkruhet fillimisht në letrën e Vidal.

“Kjo është një kohë shumë e vështirë dhe ne do të shohim se kush është më i fortë. Kili është një skuadër luftëtarësh, ndjehem krenar që i përkas kësaj skuadre dhe unë nuk do të largohem nga ajo. Ne do të shkojmë bashkë deri në fund. Çdo herë që do të ftohem do të jem gati për vendin tim, për vendin tonë”.

“Kjo është ajo pse jam i sigurt se të gjithë së bashku do të kthehemi edhe më ët fortë se kurrë. Mos na llogaritni asnjëherë jashtë, ne jemi luftëtarët e Kilit. Shihemi në betejën tjetër. Shkojmë Kili”, shkruhet në fund të letrës. /Express/